Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në zonën Komuna e Parisit, në kryeqytet.
Për pasojë ka mbetur i plagosur 32-vjeçari i identifikuar si Mirel Ishka. Ai është dërguar me shpejtësi tek Trauma dhe po i nënshtrohet një operacioni.
“Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Autori i plagosjes 30-vjeçari me iniciale F. B. është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht mbetet në arrati. Policia është në kërkim të tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel