“E kisha të vështirë të shkruaja për Tiranën si dikur”/ Kompozitori Enver Shëngjergji përlotet në ‘Wake Up’: Nuk doja të gaboja…

12/02/2024 14:32

Kompozitori Enver Shëngjergji, ishte i ftuar sot në Wake Up me tenorin Kastriot Tusha, të cilët pak ditë më parë publikuan një këngë kushtuar Tiranës.

I përlotur, kompozitori Shëngjergji tregoi lidhjet e forta që ka me Tiranën dhe për ndjesitë që përjetoi teksa shkroi këngën.

“Po të vish të rrish me njerëz me zemër të madhe me njerëz mikpritës, do morësh prej tironsve. Dikur në Tiranë në vitet ‘50 vinin për Tiranë, për të carë dru. Ai bërtiste në mes Tiranës hajde dru me pre. E dëgjoi nëndaja ime dhe tha shko dhe ma thirr atë zotninë. Erdhi çau drutë, përveç lekëve nëndaja e majti dhe për drekë i dha edhe bukë me vete. Të rrije me tiransit do të merrje huqet dhe zemër-madhësinë tiranse. Erdhën nga të gjithë Shqipëria dhe gjetën veten. Tirana është qyteti me zëmrën e madhe, zoti më dhëntë jetë ta gëzoj. 

Në këtë të 32 viteve duke iu ngrejt lapidar personaliteteve qe kanë shkruar muzikën e Shqipërisë së mesme, e kisha aq të vështirë të shkruaja një këngë për Tiranën si dikur, ta shkruaja si Enver Shëngjergji, mos ti hyja në hak askujt, të mos vija e në gjurmët në kuptimit profesional të askujt, të isha Enver Shëngjergji. Unë kam shkruar shumë këngë popullore, por doja të isha ashtu siç kam lind. Për moshën time nuk lejohet të gabosh se nuk ke kohë të korrigjosh”-tha Enver Shëngjergji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA