Bashkohen deputetët e Partisë Demokratike/ Mblidhet grupi i PD dhe Këshilli Kombëtar! Bardhi: Jo më përçarje dhe konflikte

12/02/2024 19:41

Gazment Bardhi bashke me deputetët që e ndjekin hodhën pas krahëve te shkuarën e hidhur dhe u kthyen ne shtëpi nga e njëjta derë prej nga dolën dy vite më parë.

Arsyeja qe bashkoi demokratët sërish nën të njëjtën çati është beteja kundër Edi Ramës. Sprova e parë nis ne protestën e 20 shkurtit

Jo më përçarje! Jo më konflikt! Ne do të punojmë së bashku për të shndërruar opozitën e sotme në qeverisjen e nesërme. Mbi këtë parim duhet të ndërtohet çdo marrëdhënie dhe duhet të jetë i mirëpritur cilido. Të flasim mbi ide, mbi parime, jo mbi individë“-u shpreh Bardhi.

Prej 30 dhjetorit, ne selinë e PD mungon një individ, ai është Sali Berisha i cili ndodhet në izolim. Por çështjen e liderit deputetet duket se do ta shqyrtojnë në një moment te dyte.

Prania jone sot këtu do të thotë mirëkuptim, respekt për mendimin ndryshe. Ne jemi te bashkuar ne diversitet, duke ruajtur secili qëndrimet tona“-shtoi Bardhi.

Një qëndrim që palët nuk e kanë të njëjtë, është ai mbi drejtësinë.

“Partia Demokratike është partia më properëndimore se çdo force tjetër politike me vend. Ne besojmë tek aleatet tanë strategjik. Ne besojmë gjithashtu, se Shqipërisë i duhet një drejtësi e pavarur, pa ndërhyrje politike, por ne duhet te theksojmë me force se ne nuk jemi ne lufte me drejtësinë“-tha Bardhi.

Grupi për herë të parë iu bashkua këshillit kombëtar , ku kryefjalë ishte protesta e 20 shkurtit, ku te gjithë skenarët janë te hapur.

Unë hy tek ajo pjesë, ta quajmë, radikale e PD-së dhe tek kjo protestë, demokratët presin shumë. Megjithatë detyra jonë kryesore, parësore për 20 shkurtin është pjesëmarrja. Forcën në radhë të parë duhet ta tregojmë me pjesëmarrjen. 20 shkurti është aty, kur të jemi me dhjetëra mijëra në shesh, siç e ka thënë edhe Berisha, e ka thënë edhe publikisht që; popullin një herë e drejton, dhe një herë të drejton”-u shpreh Paloka.

Në rikthimin ne seli pati disa mungesa, disa me arsye dhe të tjera pa arsye. Dy me kryesorët Jorida Tabaku dhe Ferdinand Xhaferraj.

Top Channel