Në një lojë të realizuar nga Vëllai i Madh, banorët duhet të tregonin sekretin e tyre.

Një nga sekretet më të forta ishte ai i Sarës, e cila ka treguar se sekreti i saj është humbja e një fëmije. Disa nga banorët kanë aluduar se mund të jetë ajo, ndër ndër ta edhe partneri i saj Bardhi.

“Dëshira më e madhe në jetë ka qenë të bëhem mami, zoti përpara gati një viti më la përgjys një udhëtim që unë e nisa me shumë dashuri, unë kam humbur një fëmijë përpara disa kohësh dhe kjo ka ndikuar, ka qenë mësimi më i madh që kam marrë, sepse si proces ka qenë goxha i gjatë dhe i dhimbshëm, për shkak se shqetësohesha shumë për njerëzit e tjerë. Kjo më ka bërë këtë Sarën që duket pak më arrogante tani, sepse ka filluar të vendosë veten në vendin e parë”, tha Sara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA