Ofensiva në Rafah! Izraeli vazhdon të përballet me kritika të ashpra ndërkombëtare

11/02/2024 14:34

Presioni ndërkombëtar vijon të rritet kundër Izraelit dhe planeve të saj për një ofensivë në Rafah – qytet në Gazën jugore të mbushur me refugjatë palestinezë.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron tha se “mbi gjysma e popullsisë së Gazës është strehuar në zonë”, ndërsa ministri i jashtëm holandez Hanke Bruins Slot tha se mund të ketë “shumë viktima civile”. Arabia Saudite paralajmëroi për “pasoja shumë serioze” nëse Rafah sulmohej.

Udhëheqësit e Hamasit në Gaza thanë se mund të ketë “dhjetëra mijëra” viktima.

Shumë banorë të Gazës kanë përfunduar në Rafah pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre diku tjetër të paktën një herë.

Paralajmërimet e së shtunës erdhën një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë e tij të përgatitej për të evakuuar civilët nga qyteti përpara një ofensive të zgjeruar kundër Hamasit.

“Është e pamundur të arrihet qëllimi i luftës për elimnimin e Hamasit duke lënë katër batalione të tyre në Rafah. Është e qartë se aktiviteti intensiv në Rafah kërkon që civilët të evakuohen nga zonat e luftimit”- tha Netanjahu.

Kryeministri hodhi poshtë gjithashtu kushtet e fundit të propozuara të Hamasit për armëpushim.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar tashmë Izraelin se një pushtim i Rafahut si pjesë e sulmit të saj në Gaza do të ishte një “katastrofë”, ndërsa BE dhe OKB shprehën shqetësimet e tyre.

Grupet e ndihmës thonë se nuk është e mundur të evakuohen të gjithë nga qyteti në kufi me Egjiptin. Rreth 1.5 milionë palestinezë besohet të jenë në Rafah, duke kërkuar strehim nga operacionet luftarake izraelite në pjesën tjetër të Rripit të Gazës. Shumica prej tyre jetojnë në tenda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA