Romeo ka reaguar ashpër ndaj Gracianos, i cili pas debateve të mëparshme zgjodhi ta dërgonte në nominim së bashku me dy persona tepër të afërt për të, Elvisin dhe Heidin.
Sipas Romeos, Graciano është një djal i keq, nuk është burrë dhe është shumë frikacak.
Ledioni: Romeo, shoh që po shtrëngon nofullat.
Elvisi: Jo nuk është e vërtetë sepse e dinte sepse ja thash para se Graciano të bënte nominimin.
Ledioni: Nuk është e vërtetë që po shtrëngon nofullat?
Elvisi: Nuk është e vëtetë që është i mërzitur.
Ledioni: Romeo po i shtrëngon nofullat?
Romeo: Po.
Romeo: I lumtur!
Ledioni: Si ndihesh?
Ledioni: Elvis? Si ndihesh ti?
Elvisi: Unë e dija. Më shumë se i lumtur. Sapo i thash Romeos që ne të dy. Sapo doja të thoja Heidi më tha ‘jo, jo, jo’.
Heidi: Unë faktikisht nuk e prisja sepse unë gjithmonë e kam… Nejse, nuk ka problem. Është e rëndësishme për mua që të kem një provë sepse unë kur flas dua të kem një provë. E vërtetove vet sot.
Graciano: Në këtë lojë digjet i thati dhe i njomi bashkë.
Romeo: Unë di të them vetëm një gjë. E di sa shpejt kalon koha këtu plako?
Graciano: E di, 14 ditë më ke lënë kohë ti mua. Këtu do jemi.
Romeo: E di sa shpejt kalon koha. Unë ty të uroj shumë fat. Je një djal i keq, nuk je burr dhe je shumë frikacak.
Romeo: Je frikacak.
Top Channel