Ministra, deputetë dhe kryetarë bashkish në mbledhjen që zgjati 5 orë! Asambleja Kombëtare e PS përmes fotove

11/02/2024 17:39

Rreth 400 anëtarë, përfshi kryeministrin Edi Rama, ministrat, deputetët apo kryetarë bashkish ishin pjesë e takimit të sotëm me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS, i cili zgjati pesë orë.

Kryesocialisti Rama mblodhi Asamblenë Kombëtare të partisë duke kaluar në skaner situatën dhe performancën e të gjitha organizatave në bazë.

Nga asambleja me dyer të mbyllura Edi Rama citohet të ketë deklaruar se “Askush prej anëtarëve të asamblesë nuk duhet të thotë se PS do të vijojë të fuqizohet përmes punësimeve”.

Rama ka kritikuar disa prej raportimeve të sjella në asamble duke u shprehur  se “këtu nuk mund të vini e të flisni me gjuhë të rrumbullakosur siç flasin organizatat ndërkombëtare”.

Kryesocialisti e shpalosi qartësisht këtë riorganizim kapilar të forcës që drejton.

“Jemi në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë proceseve zgjedhore”, tha Rama.

Asambleja e ardhshme socialiste do të mbahet më 16 Mars në Durrës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA