Milan merr tri pikët në “San Siro”, vazhdon kriza e rezultateve për Napoli-n

11/02/2024 22:48

Milan merr një fitore të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi të Italisë, Napolit, në javën e 24-ët të Serie A.

Sfida që u mbyll me rezultatin 1-0 ishte shumë e luftuar, me rastet që ishin të shumta nga të dyja anët.

Takimi u zhbllokua në minutën e 25’, ku pas një kombinimi perfekt me Leao-n, Theo gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi Milan-in në avantazh.

Napoli provoi në disa raste që të gjente golin e barazimit, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0 me Milan-in që ruan ecurinë pozitive, teksa Napoli nuk po ia del të rikthehet te fitorja.

Pas këtij takimi, Milan renditet në vend të tretë me 52 pikë, teksa Napoli renditet në vend të nëntë me 35 pikë./ Super Sport

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA