![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/67aa5f7aab8fe_sd-800x450.jpg)
10/02 22:50
Ish-portieri i Juves dhe Italisë, Gianluigi Buffon ka treguar një anekdotë nga rinia e tij.
Në një intervistë, Buffon kampioni i botës, ka rrëfyer momentet më të rëndësishme të jetës dhe karrierës së tij, duke përfshirë një mëkat rinor, kur ishte një talent 18-vjeçar dhe që nuk është krenar që e ka bërë.
“Kam bërë shumë gabime, sidomos kur isha i ri”, tha ish-portieri. “Ajo për të cilën jam më pak krenar është që bleva diplomën time, nuk do ta bëja më”.
Një e vërtetë që nuk e kishte thënë ende dhe që sot si baba dhe sportist e bën të reflektojë.
“Më pëlqen të mendoj se papërsosmëria ime u jep të tjerëve një ide për njerëzimin dhe më bën të afërt me njerëzit”, u shpreh ai.
Top Channel