Erzeni, “mace e zezë” për Tiranën, Kukësi në krizë totale

11/02/2024 19:36

Erzeni, “mace e zesë” për Tiranën në këtë sezon. Skuadra shijakase u mori pikën e shtatë bardhebluve në këtë sezon.

Në “Arena Kombëtare”, për javën e 23-të të Superiores (faza e tretë) ndeshja e mbyll në barazim 1-1.

Në dy fazat e para Erzeni kishte marrë pikë të plota, duke i fituar të dyja ndeshjet 1-0.

Një pikë me shumë vlerë për Erzenin për mbijetesën, dy pikë të humbura për Tiranën që tashmë rrezikon edhe play off-in, pasi Dinamo, e cila fitoi një ditë më parë me Partizanin, renditet e pesta me vetëm tri pikë më pak.

Tirana dominoi sa i përket lojës, por e kishte të vështirë të konkretizonte rastet e krijuara.

Befasia ndodhi në minutën e 75-të, kur Zeka realizoi një gol fantastik me roveshatë, duke shfrytëzuar pasigurinë e portierit Abdullahu. 

Reagimi i Tiranës ishte i shpejtë, me Abazajn që shtyu me kokë drejt rrjetës një krosim të Hoxhallarit. Emocione dhe drithërima në minutat e fundit, por rezultati nuk ndryshoi.

Vjen humbja e radhës për Kukësin, që në këtë raund u mposht nga Skënderbeu në Korçë, ku vendosi goli i Rashicës. Kukësi mbetet në fundin e tabelës, ndërsa Skënderbeu në të shtatin, me 28 pikë./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA