Asambleja Kombëtare Socialiste mblidhet ditën e sotme në ora 10:30. Parashikohet sikurse Asambleja e shkuar edhe kjo e sotmja do të jetë me dyer të mbyllura.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu raporton se si është konceptuar kjo mbledhje e kërkuar nga kryesocialisti Edi Rama.

Do të jetë një asamble totalisht e fokusuar në gjendjen të cilën ndodhet baza socialiste.

Për çdo bashki qarku do ketë nga një folës për procesin që sapo u mbyll të skanimit të cdo organizate socialiste.

Top Channel të premten solli detaje se si  përmes një angazimi total socialistët kanë nisur skanimin e performancës të gjitha strukturave në bazë.

Formula e zgjedhur përfshinte të 400 anëtarët e Asamblesë Kombëtare gjetjet e të cilëve do të prezantohen në mbledhjen e sotme.

Blendi Klosi, sekretar i Përgjithshëm i PS, në një intervistë për Top Channel të premten, shpjegoi këtë proces me synimin final marrjen e një mandati të katër qeverisës.

“Faza e parë është ri-energjizimi organizatave të PS. Është kërkuar me një formulë të re që e gjithë trupa e Asamblesë Kombëtare që është një trupë rreth 400 anëtarësh janë shpërndarë në terren sipas parimit jo atje ku bëjnë jetën e partisë por për të monitoruar, audituar punë  dhe problematikat në të gjithë situatën partiake. Natyrisht se çfarë duhet të bëjmë që të garantojmë fitoren e vitit 2025 të Partisë Socialiste”, tha Klosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA