15/11 19:05
Bregu I Fildishtë kampion I Kupës së Kombeve të Afrikës për herë të tretë në histori.
“Elefantët” mposhtën me përmbysje 2-1 Nigerinë në finalen e kompeticionit dhe merituan të ngrinin lart trofeun, të cilin e kishin fituar më parë edhe në vitet 1992 dhe 2015.
Një finale emocionuese, e zhbllokuar në minutën e 38-të nga Troost- Ekong, por Bregu I Fildishtë gjeti forca për të përmbysur rezultatin.
Frank Kessie barazoi në minutën e 62-të, ndërsa golin e fitores për “Elefantët” e shënoi sulmuesi i Borussias së Dortmundit, Haller, tetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Top Channel