Ballkani rikthehet me fitore dhe “arratiset” në krye, fiton edhe Prishtina

11/02/2024 18:36

Ballkani rikthehet me fitore në kampionat, teksa suharekasit mposhtën në transfertë me rezultatin 3-0, Lirinë.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja e hapën llogarinë në minutën e 22 me Halilin, ndërsa në fraksionin e dytë gjetën rrugën e rrjetës edhe Kryeziu e Thaqi. Pas kësaj fitoreje, Ballkani ngjitet në kuotën e 43 pikëve në vend të parë ndërsa nga ana tjetër, Liria mbetet në fund me nëntë pikë.

Sakaq, edhe Prishtina nuk gaboi në shtëpi duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj Feronikelit. Kryeqytetasit shënuan nga një gol për pjesë me autor Blesa dhe Pefqeli. Pas këtij trepikëshi, Prishtina ngjitet në kuotën e 29 pikëve në vend të katërt ndërsa Feronikeli mban vendin e shtatë me 21 pikë. Në ndeshjen tjetër të javës së 19, Dukagjini mposhti Malishevën me rezultatin 2-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA