Akuza për diskriminimin e notares! Kosovë, Hana Beiqi nuk shkoi në kampionatin botëror në Doha! Trajneri: 15-vjeçarja, sportistja më e mirë

11/02/2024 20:42

Notarja Hana Beiqi përkundër rezultateve më të mira në këtë sport, vazhdon të mbetet jashtë ekipit të Kosovës për gara ndërkombëtare.

15-vjeçarja është e zhgënjyer që Federata e Notit të Kosovës nuk e dërgoi atë në Kampionatin Botëror në Doha.

“ Është e dhimbshme për mu, pasi e kam merituar me shku dhe siç e thash është kualifikuesi i fundit për olimpiadë dhe të mos jem pjesë e ekipit të notit atje. Por, çka të bëjmë?!”, th Hana.

Trajneri i saj, Astrit Haliti thotë që kjo është hera e dytë që Hana Beiqi diskriminohet nga ana e Federatës.

 “Nuk e kanë ftuar Hanën përkundër faktit që është sportistja më e mirë gjatë tërë vitit 2023 në disiplinat olimpike dhe kjo është e dukshme. Për çudinë time në dy kampionate marrin pjesë vetëm dy sportistë që i takojnë një klubi dhe në të cilin klub është kryetari aktuali i federatës. Kjo nuk çon diku tjetër përpos në një diskriminim me qëllime direkte që të dëmtojë një sportist’”, tha Astrit Haliti, trajner i notit, klubi “Otrila”.

Në Doha të Katarit, Kosovën e përfaqësojnë Mal Gashi dhe Eda Zeqiri që është e bija e kryetarit të Federatës së Notit, Agron Zeqirit.

Haliti shton se kanë paraqitur ankesat e tyre në Komitetin Olimpik të Kosovës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit dhe të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Klubi ka shtrua kërkesë edhe te Ministria e Rinisë edhe te Komiteti Olimpik, njëkohësisht edhe në Federatën e Evropës dhe Botërore në mënyrë që edhe ata të jenë të lajmëruar me diskriminimin që ka ndodhë”, tha Haliti.

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka dalë krah notares 15-vjecare, Hana Beiqi duke konstatuar që Federata e Notit të Kosovës e ka diskriminuar atë, megjithatë këta të fundit e mohojnë një gjë të tillë dhe akuzon KOK-un për ndërhyrje.

Hana Beiqi rrezikon pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, pasi paraqitja në njërin nga botërorët është kusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA