U vra gjatë një atentati në Kurbin, ku shënjestër ishte pronari i tij! Publikohet fotoja e ekonomistit 70-vjeçar

10/02/2024 11:08

Selman Mihana 70 vjeç, personi që shihni në foto ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Gurez të Kurbin, gjatë një atentati.

Ky atentat kishte objektiv pronarin e tij, i cili punonte si ekonomist në një firmë për përpunimin e inerteve. Pronari i kësaj firme  Ardian Gjeloshi 51 vjeç ka mbetur i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autoret kanë qëlluar nga jashtë firmës, ndërkohe plumbat i kanë kapur gjatë momentit që po futeshin në zyre. Në moment ka qenë prezent vetëm roja i objektit dhe sipas burimeve shënjestra ka qenë pronari i firmës i cili dyshohet se është qëlluar për shkaqe hakmarrje.

Zv drejtori i krimeve Gentian Berberi: Dyshohet se është qëlluar me automatik, nuk mund të jap detaje të tjera. Po hetojmë të gjitha konfliktet dhe mosmarrëveshjet që ka personi i cili është tentuar të vritet. Objektivi i atentatit është personi i cili ka mbetur i plagosur. Fatmirësisht është në gjendje të mirë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA