Me sa duket gjakrat mes Ilnisës dhe Sarës nuk janë qetësuar ende, pasi edhe në këtë prime banoret kanë debatuar me njëra-tjetrën.

Ilnisa akuzoi Sarën se ajo po vjedh lojën e saj dhe se është shumë e zonja në manipulim.

Sara: U nxeha kur Ilnisa përmendte Bardhin në bisedat tona. Më ka marrë, kur ishim tek krevati i saj, i thash që kam dëgjuar se më ruan nga Bardhi, por nuk e ke asgjë. Unë dua që debatet tona të jenë mes nesh dhe jo me Bardhin dhe Meritonin. Ilnsa atë ditë më ka dhënë dorën.

Ilnisa: Atë që di të bësh më mirë është të kamuflosh, gjëja që di më mirë është të manipulosh.

Sara: I kam thënë që sot e mbrapa jemi unë dhe ti (Ilnisa).

Ilnisa: Ti po vjedh lojën time! Unë e di që je shumë e zonja të më manipulosh. Unë fillova të të besoja çdo gjë që nxirrje nga goja.

Sara: Ti më provokon gjithë kohës. Ke gjetur një pikë të dobët dhe më provokon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA