Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurez, Kurbin, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, ku në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë 70-vjeçari Selman Mihana, i cili ishte ekonomisti i firmës, ndërsa është plagosur pronari i firmës 51 vjeç Ardian Gjeloshi i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje thonë burime nga polici
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.
Top Channel