Përvetësoi 215 000 euro përmes mashtrimit, arrestohet një 38-vjeçar! I premtoi të riut pasaportë bullgare dhe aksione në një….
10/02/2024 10:36
Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka përvetësuar 215 mijë euro përmes mashtrimit.
38-vjeçari ka mashtruar një 26-vjeçar me pretekstin se do i siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 108 600 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel