Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka shpjeguar në “Breaking” në Top News një dënim tjetër që parashikon kodi i ri penal, atë të pagesës së dënimit.
Nga ky dënim përjashtohen personat e dënuar për korrupsion.
Fjori Dardha: Një pikë tjetër që ka ngjallur jo pak kuriozitet. Pagimi i gjobës mund të ndodhë dhe në fazën e hetimit dhe kjo sjell pushimin e akuzës, këtu përjashtohen të korruptuarit.
Anila Hoxha: Çështja e pagimit të dënimit do të llogaritet për çdo ditë burg 6 mijë lekë. Në rast se autori i krimit apo kundravajtësi dënohet me një muaj burg dhe gjykata me pranimin dhe dëshirën e autorit vendos që ky autor, fajtori, të paguajë 30 ditët e burgut, atëherë do të llogaritet çdo ditë burgu do paguajë nga 16 mijë lekë të vjetra dhe llogariteni se sa është shuma që ai do të paguajë. Për shkak të qasjes që po bën ligjvënësi dhe institucionet e drejtësisë, për shkak të fenomenit të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës këto dy figura të veprës penale përjashtohen nga e drejta për të paguar ditën e burgut dhe aq sa dënohesh, sikundër mund të jenë dhe vepra të tjera, sërish jemi tek kategoria e veprave të lehta sepse e thamë që është krijuar një re e madhe veprash penale dhe dosjesh penale. Natyrisht që prokuroria është mbushur më çështje që konsiderohen të lehta për t’u hetuar por që referimet janë shumë të larta. Këto kërkojnë infrastrukturë, një numër të lartë prokurorësh, kërkojnë një impenjim të madh dhe kjo sjell mungesë të vëmendjes në thelb për të hetuar çështjet e mëdha që janë fenomene në vendin tonë.
Top Channel