Chelsea transferoi në janarin e vitit të kaluar nga Benfica për shifrën rekord të 121 milionë eurove Enzo Fernandez.
Mesfushori është shndërruar në një prej elementëve kryesorë të “Bluve të Londrës” duke marrë përsipër organizimin e repartit. Megjithatë, argjentinasi duket se nuk është i lumtur në Angli dhe mediat spanjolle, zbulojnë se përfaqësuesit e tij ia kanë ofruar futbollistin Barcelonës.
Vetë Enzo e preferon destinacionin, ashtu si edhe katalanasit do të ishin të lumtur nëse në organikën e tyre do të bënte pjesë një lojtar si 23-vjeçari. Për momentin, nuk ka asnjë lëvizje konkrete me Barçën që stepet nga kontrata afatgjate e Enzo Fernandez me Chelsean. Aktualisht, mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2031 dhe nëse largohet nga Londra, atëherë te Chelsea do të kërkojnë të përfitojnë jo më pak se 100 milionë euro.
Shifër që te Barcelona as e çojnë ndërmend ta paguajnë prej problemeve financiare. Megjithatë, ujërat kanë nisur të trazohen dhe Enzo po mendon gjithnjë e më shumë për Barcelonën duke harruar projektin me klubin anglez.
Top Channel