Në Vlorë ka rënë një zjarr në mbrëmje në brendësi të territorit të pyllit të Sodës.

Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha teksa po përhapet me shpejtësi i favorizuar edhe nga era e fortë bregdetare.

Po digjet një sipërfaqe e me pisha teksa 5 automjete zjarrfikëse në vendin e ngjarjes duke luftuar flakët.

Zjarri dyshohet i qëllimshëm i vendosur nga persona në zonë. Policia gjithashtu në vendngjarje duke survejuar perimetrin e sigurisë. Për momentin nuk rrezikohen biznese apo banesa.

Edhe në Orikum që prej orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, ka pas një vatër zjarri që vijon të mbetet aktive duke rrezikuar edhe një banesë.

Së fundmi ka një përhapje edhe më masive të flakëve që vijojnë prej 2 orësh që favorizohet dhe nga era e fortë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA