Fitore shokuese e aleatëve të Imran Khan në zgjedhjet në Pakistan megjithë shtypjen (fotot)

10/02/2024 17:01

Kandidatët e mbështetur nga partia e Khan, PTI kanë siguruar numrin më të madhe të votave por kryeministri Nawaz Sharif do të përpiqet të formojë një koalicion.

Politikanët aleatë të ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan ia kanë dalë megjithë fushatën ushtarake të shtypjes dhe manipulimin e gjerë të votave sipas akuzave, duke marrë numrin më të madh të votave në Pakistan.

Por kundërshtari Nawaz Sharif pretendonte gjithsesi fitore duke thënë se do të formonte një koalicion.

Kandidatët e partisë Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI), e cila drejtohet nga Khan që është dënuar me dhjetë vjet burg sfiduan pretendimet se tre-herë kryeministri Sharif, do të fitonte lehtësisht.

Khan publikoi një mesazh audio-vizual në rrjetin X ku i bënte thirrje mbështetësve të celebronin, megjithë atë që quante “fushatë shtypjeje” ndaj partisë së tij.

Sharif, i cili është i preferuari ushtrisë së gjithëfuqishme të Pakistanit, ka qenë prej kohësh një faktor politik ndërmjetësimi në vend dhe ka precedentë në ndërhyrje në zgjedhje.

Teksa janë numëruar tre të katërtat e votave për 265 vendet në parlament, kandidatët e mbështetur nga PTI kanë marrë më shumë se 90 vende.

Partia e kryeministrit Sharif PML-N, ka deri tani 69.

Por gjithsesi Sharif dha dje “fjalimin e fitores” duke ftuar parti politike të bashkohen në formimin e qeverisë.

Dy njerëz kanë humbur jetën gjatë protestave për manipulim të votave  në provincat e Pakhtunkhëa e Balochistan, ndërsa të tjera protesta janë planifikuar në vend kundër supozimeve për vjedhje të votës.

Khan u arrestua në gusht dhe ka marrë tre dënime të veçanta që mund ta mbajnë prapa hekurave deri në dhjetë vjet.

Ai thotë se persekutimi tij ka motive politike dhe ka shënuar rritje të popullaritetit teksa votuesit janë të lodhur me ndërhytjet e ushtrisë në qeverisjen e vendit. /The Guardian/

FOTO GALERI
1/3
Politikanët aleatë të ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan ia kanë dalë megjithë fushatën ushtarake të shtypjes dhe manipulimin e gjerë të votave sipas akuzave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA