Emri/ Në kërkim për trafikim të narkotikëve, 45-vjeçari arrestohet në flagrancë sapo mbërrin në vend

10/02/2024 14:07

Një 45-vjeçar, i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, u ndalua në Portin e Durrësit.

Bledar Xhufi u kap teksa tentonte të hynte në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit. Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë bënë arrestimin e 45-vjeçarit.

Ai është dënuar me 8 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA