“Armë për të gjithë”, Trump: Nëse fitoj zgjedhjet, do heq kufizimet e Bidenit

10/02/2024 07:14

Ish-presidenti Donald Trump, njeriu që me shumë gjasë do të sigurojë nominimin republikan në garën presidenciale të këtij viti, deklaroi se nëse rizgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë, do të shfuqizojë të gjitha kufizimet e armëve të vendosura nga Joe Biden.

Gjatë një takimi me mijëra mbështetës të tij, të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Armëve, NRA, premtoi publikisht se do të anullojë rregulloren që kufizon shitjet e aksesorëve të armëve dhe masa të tjera të marra në lidhje me to nga administrata aktuale.

“Sulmi i Bidenit ndaj pronarëve dhe prodhuesve të armëve do të përfundojë që gjatë javës së parë të rikthimit tim në detyrë. Ndoshta mund të përfundojë edhe që ditën e parë”, tha Trump.

Shoqata Kombëtare e Armëve u shfaq si mbështetëse e fuqishme e Trumpit në garën e 2016-tës si edhe gjatë qeverisjes së tij, duke e përkrahur kur emëroi tre gjyqtarë konservatorë në Gjykatën e Lartë dhe kur miratoi një sërë masash të kërkuara nga lobi pro armëmbajtjes. Një prej tyre ishte përcaktimi i dyqaneve të armëve të zjarrit si biznese të rëndësishme gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, duke i lejuar ato që të qëndronin hapur. Trumpi ndërkohë, nuk la pa e fshikulluar edhe një herë Bidenin lidhur me gjendjen e shëndetit të tij mendor.

“Bideni ka bërë shumë kur ishte më i ri- padyshim atëherë ishte pak më mirë mendërisht nga sa është tani”, u shpreh Trumpi.

Republikanët nisën një ditë më parë sulme të reja ndaj kreut të shtetit pasi iu referua gabimisht presidentit egjiptian Abdel-Farrah el-Sissi si “president i Meksikës” ndërkohë që po fliste për përpjekjet e tij për të siguruar ndihmë për banorët e Gazës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA