
Wanda Nara “harron” Icardin, shton dyshimet për një lidhje të mundshme me yllin e PSG-së: Nuk do e zbuloni kush është
24/06 16:30
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Arbnor Muja është zyrtarisht lojtar i klubit turk të Samsunspor.
Në një reagim në rrjetet sociale, Samsunspor bën me dije se kanë afruar 25-vjeçarin shqiptar, i cili ishte pjesë e Royal Antwerp, deri në qershor të 2027-ës.
“Mirësevjen Arbnor Muja! Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili së fundmi ishte pjesë e Royal Antwerp FC, Arbnor Muja ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Samsunspor”-bën me dije klubi turk.
Muja largohet nga Royal Antwerp pas një viti e gjysmë, për të nisur një eksperiencë të re me skuadrën turke të Samsunspor-it. / Super Sport
Top Channel