Takimet me Buçin shkuan keq, Albina lë “Për’puthen”: Largohem vetëm, por…

09/02/2024 19:22

Konkurrentja largohet beqare pas disa muajsh nga “Për’puthen”.

“Mendoj se periudha ime në ‘Për’puthen’ ka mbaruar. Nuk e shikoj veten me asnjë nga djemtë. Ju falënderoj shumë për mundësinë e dhënë. Kam shumë emocione që po e them këtë, me keqardhje largohem vetëm. Doja ta gjeja një burrë, si Saidja, por nuk më erdhi. Do qaj tani. Shpresoj ta gjej jashtë, dua edhe unë të kem fatin e Saides”.

Sipas Albinës, në një eksperiencë ka përjetuar emocione shumë të forta.

“Ka qenë një rrugëtim dinamik. Kam përjetuar shumë emocione, kam parë veten në situata që nuk besoja se do t’i përballoja. Më ka pëlqyer, më ka dhënë shumë emocione, shumë dhurata”.

Por, për kë do ta marrë malli më shumë?

“Do të më marrë malli për të gjithë, sidomos për Vedat sherraxhiun. Ma ke nxirë jetën totalisht, për të gjithë do të më marrë malli. Largohem vetëm, por me shije shumë të mirë. Ua rekomandoj të gjithë gocave që duan ta përjetojnë si eksperiencë”.

Gjatë këtyre muajve, Albina zhvilloi takime me disa nga djemtë, por më shumë me Buçin. Megjithatë, njohja me të përfundoi keq, pasi në takimin e fundit, të rinjtë përfunduan në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA