Reagimi i Ramës pas përballjes Kurti-Vuçiç në OKB, Basha: Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie

09/02/2024 11:39

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas reagimit të tij në lidhje me përballjen në OKB të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë. Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë. Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete. Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti”, sipas Bashës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA