Presidenti rus, Vladimir Putinin ka zhvilluar për herë të parë një intervistë me një media perëndimore që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Gazetari amerikan, Tucker Carlson nisi me pyetjet për luftën në Ukrainë ndërsa vazhdoi me “sfondin historik” të konfliktit në rajon, përpara se të ndërmerrte veprime ushtarake.
“Perëndimi mendon se operacionet luftarake në Ukrainë ndanë një pjesë të popullit rus, por bashkimi do të ndodhë”, tha Putin.
Gazetari e pyeti Putinin nëse kishte arritur qëllimet me luftën në Ukrainë.e
“Jo. Ne ende nuk i kemi arritur qëllimet tona, sepse një prej tyre është denazifikimi”, përgjigjet ai, duke sinjalizuar se Rusia nuk është ende gati të tërhiqet nga Ukraina.
Putin nuk iu përgjigj pyetjes nëse është i kënaqur me territoret e aneksuara, duke vazhduar të fliste për denazifikimin.
Putin thotë se ai vendosi të ndërmarrë veprime pasi udhëheqja e Ukrainës “deklaroi se nuk do të zbatonte marrëveshjet e Minskut”.
“Ne kemi folur për këtë gjatë gjithë kohës me SHBA-të. Ne i bëmë thirrje udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane që të ndalojnë menjëherë këtë zhvillim, të zbatojnë marrëveshjet e Minskut”, deklaroi 71-vjeçari.
Presidenti rus më pas deklaroi se Ukraina filloi luftën në vitin 2014, “ne nuk e filluam këtë luftë në vitin 2022. Kjo është një përpjekje për ta ndaluar atë”.
Kujtojmë se intervista e fundit që Putin ka dhënë për mediat perëndimore ishte për televizionin amerikan CNBC në tetor të vitit 2021 në Forumin Ndërkombëtar “Russian Energy Ëeek” në Moskë.
Top Channel