Pritet përkeqësim i motit, në Durrës dhe në Vlorë dallgët e detit pengojnë lundrimin

09/02/2024 14:27

Në Durrës, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se duhet ndaluar lundrimi i të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe të gjithë anijeve të peshkimit. 

Forca e detit shënon 4 deri në 5 ballë. Pas orës 2, pritet një përkeqësim të kushteve metorologjike. Përveç mjeteve të vogla lundruese, në pritje të një njoftimi janë edhe tragetet e linjës ndërkombëtare me Barin, or deri tani asnjë njoftim nuk është marrë në lidhje me to.

Gjithashtu është kërkuar marrja e masave të sigurisë për të gjithë anijet që qëndrojnë të ankoruara.

Në Vlorë do të ketë një përkeqësim të situatës atmosferike era do të fryjë deri në 25 metra në sekond do të bëjë që të gjithë mjetet lundruese të jenë të ankoruara në zonat e mbrojtura.

Nëse do të ketë përkeqësim do të pezullohet lundrimi detar. Dita e sotme është e ngrohtë, qytetarët janë duke shfrytëzuar diellin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA