Mediat në Serbi kanë ndaluar transmetimin kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nisi fjalimin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Kështu ka njoftuar Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Bisnik Bislimi.

“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat”, thotë Kadriu.

Sipas Kadriut, Vuçiç është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës, një shteti progresist e demokratik.

Kadiu gjithashtu ka shpërndarë linkun e televizionit Tanjug në momentin që ka ndërprerë transmetimin, duke mos e shfaqur kryeministrin Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA