Milani i vendosur për stadiumin e ri, blen tokën 40 mln euro

09/02/2024 16:51

Milani duket i vendosur për të ndërtuar stadiumin e vet në zonën e San Donatos.

Më 25 janar, Këshilli Bashkiak i bashkisë në fjalë dha miratimin e variantit të urbanistikës për  zonën e San Franceskos, ku pritet të ndërtohet stadiumi dhe dje kuqezinjtë bënë një hap tjetër përpara.

Kështu siç konfirmohet, klubi i Milanit ka blerë tokën ku është planifikuar të ndërtohet stadiumi i shumëpritur me kapacitet prej 70 mijë vendesh.

Klubi milanez pagoi plot 40 milionë euro për të blerë pronën ku shumë shpejt pritet të nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri, që synohet të inaugurohet në vitin 2028.

E ndërkohë që drejtuesit e Milanit po çojnë përpara projektin, nuk mungojnë as pakënaqësitë te banorët e zonës, që e kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre kundër.

Ata që jetojnë prej vitesh në atë zonë kanë premtuar betejë, duke organizuar edhe një referendum, me shpresën për të ndalur projektin, pasi janë kundër derdhjes së ‘lumenjve’ të betonit në një zonë të gjelbëruar të qytetit./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA