Një person i maskuar dhe i veshur me xhup të kuq ka kërcënuar me armë punonjësit e një dyqani në “Myslym Shyr” në Tiranë dhe ka arritur të grabisë disa celularë.
Ai ka arritur të largohet, ndërsa policia po punon për ta arrestuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në rrugën “Myslym Shyri” në dyqanin e shtetasit M. F..
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.
Policia fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.
Top Channel