Me kostum sportiv dhe pranga në duar/ Momenti kur forcat RENEA arrestojnë të shumëkërkuarin Shkëlzen Xhenje

09/02/2024 10:30

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Shkëlzen Xhenje ra në prangat e policisë ndërsa fshihej në fshatin Kuç në Shkodër.

Gjatë operacionit policor të koduar “Historiku”, forcat speciale “RENEA”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, lokalizuan dhe kapën 32-vjeçarin e  ndaluar, me precedent tejet të theksuar kriminal.

Ai ishte në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, gjithashtu qëlloi me armë zjarri 2 shtetas, në Shkodër, në vitin 2021 dhe futi sende të jashtëligjshme në burgin e Shënkollit.

Policia lokalizoi banesën ku fshihej 32 -vjeçari pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M., si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA