Ernest Muçi ka firmosur daën e sotme kontratën që do ta mbajë për 3 vite e gjysmë me Beshiktashin e Turqisë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi turk në faqen e tij në rrjetin social “X” ku ka publikuar një video 1 minutëshe me disa nga momentet më pikante të Muçit gjatë kohës që luante me Tiranën dhe Legian e Varshavës.
Beşiktaş’a hoş geldin Ernest Muci! 🦅 pic.twitter.com/sVVoqznjON
— Beşiktaş JK (@Besiktas) February 9, 2024
Burimet bëjnë të ditur se klubi turk i ka paguar polakëve 10 milionë euro për kartonin e Muçit, ndërkohë që futbollisti do të fitojë 1.8 milionë euro në sezon. Transferimi u bë me ndërmjetësimin e menaxherit Shkumbin Qormemeti.
Futbollisti 22-vjeçar, i cili u transferua nga Tirana te Legia e Varshavës kundrejt një transferimi prej 500 mijë eurosh në fillim të sezonit 2020-2021, ka shënuar 9 gola dhe 2 asistime në 34 ndeshje këtë sezon.
Top Channel