“Kërcënime akute ndaj sigurisë që vijnë nga jashtë Kosovës”, Hasani për mbledhjen e OKB: Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën…

09/02/2024 14:57

Ministri për punët e Jashtme, Igli Hasani, në lidhje me takimin e djeshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha se ka kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës.

Sipas Hasanit, nuk mjafton vetëm të dënojmë Bajnskën por të sigurohemi që mos ndodhë më, ndërsa shprehu edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë.

“Siç edhe Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, vuri dje në dukje në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se ka ‘kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës’. Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë. Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”, shkruan Hasani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA