Gjyshi i 15-vjeçarit i cili nuk arriti t’u mbijetonte plagëve pasi u përplas nga makina në aksin Sarandë-Ksamil.
I mituri u përplas nga një automjet ndërsa po shtynte bashkë me disa të tjerë makinën me defekt.
Pas aksidentit, i mituri E. Ç. së bashku me drejtuesin e makinës me defekt D. Ç u plagosën dhe u dërguan në spital, ku gjendja shëndetësore e 15-vjeçarit ishte më e rëndë.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A është arrestuar nga policia, ndërsa 24-vjeçari i plagosur ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve.
Postimi i gjyshit të viktimës:
PËRSE IKE KELUUUSH ?
Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?
Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell…
Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?
O dhimbje sa një planet e rëndë?!
Buzëqeshjen tënde,dheu si mund ta tresë ?
Ike kelush i gjyshit,ike dhe na le pa shpresë
S’do ti shohim më kaçurelat e tua mbi ballë
Ti ishe bërë si div,ti ishe dy metër djalë !
Ooh ,çna e shkule shpirtin i bukuri Kelush
Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush!
Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje
S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje !
O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë
Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë..
Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin
Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!
Përse o Zot,more Kelin,pesëmbëdhjetë vjeçarë
Ai ishte rob i Zotit ,ishte më i bukuri lastarë?
Oh sa ëndërra të bukura,tu prenë,Kelush në mes
Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!
Smund ta besoj,që sdo vish te gjyshi në Ksamil .
Ti për ne ishe vetë pranvera,më i bukuri trëndafil..!
Kelush,që ke pak orë që sje mesh,nuk dua ta besoj
Aromën tënde do ta ruaj në shpirt,deri sa të rroj !
Keli ,Kelush… Keliiiiii!
Top Channel