Një seancë gjyqësore u zhvillua këtë mbrëmje në shtëpinë e “Big Brother VIP’, me ‘të pandehur” tri banorët e nominuar.

Konkurrentët u ndanë në tri grupe. Njëri grup bëri mbrojtjen e Ilnisës, tjetri të Gazit dhe tjetri të Merit. Moderatorja e seancës u bë Heidi, ndërsa Albi u caktua gjykatës.

Sipas grupit që mbështet Merin, konkurrentja duhet të qëndrojë në shtëpi, pasi jep një frymë pozitive dhe nga ajo ke çfarë të mësosh.

“Duke qenë se kjo shtëpi është e mbushur me persona që lozin fort, herë pas here lozin me dinjitetin e njerëzve, mendoj se kjo shtëpi ka nevojë për një frymë pozitive. Meri është nga ato personazhe, që vetëm po të qëndrojë, ke qejf ta shohësh. Është një personazh që të jep kuriozitet, ke çfarë mëson. Mendoj se Meri është një vajzë e domosdoshme në këtë shtëpi, sepse shtëpia kaplohet nga negativiteti. Nëse këtu është zymtë, nëse Meri ikën, këtu bëhet skëterrë”, u shpreh Graciano.

Grupi që mbështet Gazin e cilëson një privilegj praninë e banorit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Sipas tyre, Gazi reflekton shumë vlera.

“Gazi përveç të tjerash është një enciklopedi e vërtetë, me Gazin mund të bisedosh çfarë të duash, pavarësisht se ndonjëherë e kthen me shaka, por po ta dëgjosh me vëmendje, Gazi është një raft librash, nga i cili ti vetëm mëson. Sidomos gjërat historike i thotë me shumë dëshirë. Nuk besoj se ka njeri në këtë shtëpi që është ulur me Gazin dhe nuk ka mësuar dy-tri gjëra nga jeta e tij. Këtu kemi dëshmitarë sa të duash që kanë folur me të dhe kanë mësuar nga ai dhe kanë parë sa vlera njerëzore ka. Është padyshim një nga aktorët kryesorë të shtëpisë, që e lëviz rrotën e kësaj shtëpie, qoftë me humor, qoftë me kulturë, por qoftë ndonjëherë edhe me të bërtitura, por kjo shtëpi i mban të gjitha. Ta kesh Gazin në shtëpi është një privilegj”, tha Juli.

Ndërsa grupi që mbështet Ilnisën, e konsideroi konkurrenten lidere në “Big Brother VIP 3”. Meritoni u shpreh se Ilnisa është lokomotiva e shtëpisë, ndërsa Roza e cilësoi një luaneshë dhe lojtare të fortë.

“Përtej raportit që kemi unë dhe Ilnisa, Ilnisa i duhet kësaj shtëpie, se përveçse është lokomotiva e shtëpisë, është një prej personaliteteve më të forta dhe tregon një grua të fortë, edhe brenda, edhe jashtë. Karakteri i saj, mënyra si luan, qasja dhe pozitiviteti, i ka shumë të veçanta. Edhe në debate, në një mënyrë ose një tjetër, ka dalë gjithnjë triumfuese. Nxjerr në pah shumë fytyra të reja, ata që janë të heshtur vazhdojnë e godasin Ilnisën që të dalin pak në pah. Mendoj se do të ishte e vdekur si shtëpi nëse Ilnisa nuk do të ishte”, tha Meritoni.

“Unë do të them fjalët që kam thënë ditën e dytë, që Ilnisa për mua është lojtarja më e fortë e shtëpisë dhe luanesha e shtëpisë. Këto janë fakte që deri në këtë datë, vazhdon dhe e mban atë status. Është lojtare e shkathët, nxit debate, me arsyetime të pakundërshtueshme. Më pëlqen mënyra si ‘Ilnisa të mbështet me shpatulla pas murit’ me argumentin e saj”, shtoi Roza.

Pasi dëgjoi të gjitha argumentet, gjyqtari vendosi se personi që duhet të lërë menjëherë shtëpinë është Ilnisa “për arsye jobindëse ndaj publikut”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA