I shpëtoi atentatit në Shkodër, dëshmia e Selami Brahimit: Nuk kam pasur asnjë kërcënim! Në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën

09/02/2024 10:08

Selami Brahimi arriti t’i shpëtonte atentatit në Shkodër një natë më parë.

Në dëshminë e dhënë për policinë ai tha se nuk ka marrë kërcënim nga asnjë person dhe se nuk ka arritur ta shikojë autorin apo autorët.

“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, tha Brahimi gjatë dëshmisë.

Sipas informacioneve janë shoqëruar disa persona në komisariat ku po merren në pyetje ndërsa policia e Shkodrës dhe RENEA po kryejnë kontrolle në disa lagje të qytetit.

Në drejtim të 60 vjeçarit është qëlluar me kallashnikov 10 herë, por vetëm një plumb e ka prekur në pjesen e fytyrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA