Forcat speciale Renea bazuar në informacionet e policisë lokale, arrestuan në Shkodër të shumëkërkuarin Shkëlzen Xhenje.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha se Xhenje është shpallur në kërkim nga SPAK në dosjen Metamorfoza dhe konsiderohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos.
32-vjeçari është person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave dhe dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale.
Konkretisht, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M., si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Top Channel