Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e ftuar nga Jimmy Kimmel në emision e tij, folën shqip, duke përmendur dhe shpjeguar disa shprehje tepër të njohura shqiptare.
Moderatori u mundua t’i shqiptojë në shqip, edhe pse e kishte të vështirë. Ai e ka nisur me shprehjen frazeologjike “i ka bërë rrush e kumbulla”, ndërsa Dula Lipa i shpjegon duke i thënë se kjo shprehje përdoret për të treguar që i ka shpenzuar gjithë lekët duke pirë dhe festuar.
“E kishte një dërrasë mangët”, “sa për sy e faqe”, “hyp të vrava, zgryp se të vrava”, ishin këto disa nga shprehjet e tjera që Jimmy tha, ndërsa kjo e fundit shkaktoi shumë të qeshura. Dua përmendi edhe shprehjen “kap njërin, mëshoi tjetrit”.
Ndërsa në fund të vitit të kaluar, Dua e ftuar nga Seth Meyers në edicionin e fundit të “Day Drinking” në emisionin Late Night, zbuloi të sharën e saj të preferuar në shqip.
“Ta q**** nonën”, thotë Dua Lipa në shqip, ndërsa ia përkthen moderatorit “I’ll f*** your mom”. Mes të qeshurash, Seth përsërit disa herë shprehjen, duke u drejtuar nga kamera.
Top Channel