Graciano dhe Sara kanë debatuar gjatë kohës që qëndronin në oborrin e Big Brother VIP.

Sara i tregoi Gracianos limitet, duke u shprehur se ka ardhur përpara tij në shtëpi. Banorja u tregua shumë e ashpër në komunikim, por njëkohësisht reagoi edhe Graciono.

Graciano: Ti për mua nuk ke takt në të folur.

Sara: Nuk kam. Çfarë lidhjeje ka. Unë mund të kem argumenta shumë herë më të fortë se ti. Unë mendoj që ti flet shumë prepotent, ti bën si gjyqtar kur nuk je.

Graciano: Unë nuk di të ofendoj kur flas. Unë të tolerova dy herë

Sara: Nuk mund të thuash të toleroj

Graciano: Të tolerova.

Sara: Nuk më toleron ti. Unë kam ekzistuar përpara teje në këtë shtëpi. I ke mendimet shumë të cekëta, mos cek emra. Nuk kam takt dhe nuk mundesh ta ndryshosh dot karakterin tim ti tani që jam 28 vjeçe.

Graciano: Ti përveçse nuk ke takt, nuk ke as respekt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA