Një burrë u dënua kësaj jave në SHBA për devijim të lumit Platte River me forcën e krahëve, duke e kaluar drejt liqenit Bear Dunes në Michigan.
“Akuzat e ndërhyrjes së jashtëligjshme dhe vandalizmit me devijimin e ujit të lumit Platte, janë shqetësuese,” tha prokurori Mark Totten.
“Liqenet Bear Dunes dhe të tjerë janë pasuri kombëtare dhe zyra ime merr shumë seriozisht çështjet e mbrojtjes së tyre”.
Zhvillimi vjen teksa 63 vjeçari Andrew Howard, nga Frankfort, Michigan, kishte nisur punën me lopatë në park verën e 2022, duke gërmuar në basenin e lumit dhe më pas vendosi gurë të mëdhenj në një digë që kishte ndërtuar vetë.
Ai devijoi kështu rrjedhën natyrale në kanalin që kishte hapur vetë, jashtë liqenit Lake Michigan, në mënyrë që peshkatarët me barkat e tyre të mund të hynin në ujërat e liqenit.
Imazhet tregojnë diversionin e ujit në kanalin e rërës paralele me bregun.
“Brenda disa ditëve, fuqi a e ujit dhe diga bënë që kanali i ri të arrinte deri në 60 metra thellësi”, thuhet në njoftimin zyrtar të gjykatës.
“Diversioni krijoi një hyrje ë paautorizuar të barkave në gjirin Platte Bay.”
Zyrtarët thanë se kishin hetuar prej muajsh para ngritjes së akuzave ndaj Howard.
Një nga rojet e parkut natyror tha: “Howard e kishte mallkuar lumin sepse nuk mund të hynte në gji me barkën e tij, ndërsa pas hapjes së gjirit, ai hyri me barkë dhe kapi një salmon gjigant ‘coho’,” sipas rrjetit vendas Michigan Live.
Një tjetër roje kishte dëshmuar se kishte parë Howard duke punuar me lopatë e duke vendosur gurë.
Peshkatari përballet tashmë me një dënim maksimal prej gjashtë muaj burg e $5,000 dollarë gjobë për devijimin e lumit Platte.
Por mediat thonin se Howard nuk ishte i vetmi që kishte pasur këtë problem me lumin.
Thuajse çdo vit peshkatarët tentonin kalime në liqen me barkat e tyre për të peshkuar salmon.
Madje peshkatarët thonë se një hapje e tillë ndihmon salmonin Coho të rikthehet çdo vit në lumë.
Top Channel