Vesa, Rike dhe disa të tjerë sulmuan Rozën për mbrojtjen që i bëri në gjyq Ilnisës.
Vajzat e pyetën banoren se përse e cilësoi Ilnisën luaneshën e shtëpisë, ndërsa Roza u shpreh se ‘detyra’ e saj në gjyq ishte ta mbronte.
Roza: Duhet ta mbroja
Vesa: Jo, mos e justifiko kështu
Rike: Çfarë komunikimesh ka të forta o Roza se ngeli duke ofenduar
Erjola: Ishte një fjalim shumë thelbësor ta thuash për dikë që ndërron vendin… duhet të jesh i bindur për kë flet kur i thua ato fjalë
Rike: Të jesh luaneshë, nuk ofendon njeri
Roza: Unë kisha për të mbrojtur Ilnisën dhe fola me argumente
Gazi: Mos thuaj që ka bërë lideren e mirë
Roza: Nuk thashë lider të mirë, por u pozicionova aty sepse për mua nuk ka problem fare ta mbroj
Gazi: Ti ke argumente të forta. Mirë bëre, po mos të ishe as ti aty, ajo do ngelte keq
Roza: Po pikërisht pra
Pas debateve me konkurrentët, Roza shpërtheu në lot. Vesa dhe Rike u përpoqën ta qetësojnë, por moderatorja u kërkoi ta lënë vetëm që të qetësohet.
“Di të mbroj, kam qejf t’ia mas pulsin vetes time sa e aftë jam. Çfarë problemi ka këtu, unë jam shoqe besnike, nuk të hedh poshtë në sy të të tjerëve. Ju lutem goca, më lini të qetë”, tha Roza mes lotësh.
Top Channel