Foto ilustruese

Një nën komisar me detyrë specialist në seksionin e Shërbimeve ndaj të tretëve në policinë e Durrësit është arrestuar nga kolegët e tij, ndërsa i biri u shpall në kërkim.

Ata u përfshinë në një konflikt për motive banale me një të ri tjetër dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës me të cilën ai po lëvizte.

Ngjarja u regjistrua në Kavajë, ku Kastriot Gjon Gjeci së bashku me të birin Denisin, i zunë pritë Kliti Kazazit, pasi një ditë me parë ishin konfliktuar me të për çështjen e një parakalimi.

Para uniformave blu Kliti Kazazi, i cili shpëtoi pa lëndime tha se i biri i policit e qëlloi me pistoletë që policia dyshon se e ka pa leje, ndërsa i ati i tij, nënkomisari Kastriot Gjongeci, i cili ishte në sedilen e pasme të makinës e kërcënoi me kallashnikov.

Nisur nga këto fakte Agjencia e mbikëqyrjes policore arrestoi nënkomisarin, ndërsa djali i tij u shpall në kërkim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA