15-vjeçari i plagosur pas aksidentit një natë më parë në aksin rrugor Sarandë-Ksamil nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24 vjeç, dhe tre persona të tjerë.
Pas aksidentit, i mituri E. Ç. së bashku me drejtuesin D. Ç u plagosën dhe u dërguan në spital, ku gjëndja shëndetësore e 15-vjeçarit ishte më e rëndë.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A është arrestuar nga policia, ndërsa 24-vjeçari i plagosur ndodhet ktualisht në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt. Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, E. Ç., 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.
Top Channel