“Sterilizimi”/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK! Zgjatet afati i paraburgimit për Klodian Rjepaj, Ilir Rapajn dhe dy të tjerë

09/02/2024 14:35

GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për të zgjatur afatin e paraburgimin për të përfshirët e dosjes “Sterilizimi”.

Edhe pse SPAK kërkoi zgjatjen e afatit të paraburgimit me tre muaj për personat nën hetim Klodian Rjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, GJKKO e përgjysmoi, duke i mbajtur 1 muaj e 15 ditë në paraburgim.

Ditën e djeshme, po ashti me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme ka sekuestruar disa pasuri në pronësi të Ilir Rrapajt, biznesmenit të arrestuar për “mashtrim”.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 06.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zgjatjen e afatit të paraburgimit me tre muaj për personat nën hetim Klodian Rjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 264 pika 2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 95, datë 09.02.2024, vendosi:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

– Zgjatjen e afatit të paraburgimit për një periudhë 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, për personat nën hetim Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, duke filluar ky afat nga data 02.2024 deri në datën 01.04.2024.

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA