Zbardhet ngjarja në Korçë/ Konflikti i përgjakshëm lë në gjendje të rëndë 81-vjeçarin, kapet autori! Kishin konsumuar…

08/02/2024 13:22

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një i moshuar 80-vjeç u gjet nga fqinjët e tij pa ndjenja në banesë.

Gaqo Tili  ishte mbuluar nga gjaku dhe kishte marrë goditje të forta në kokë, ndërkohë vazhdon të jetë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se autori G. A., 72 vjeç është shok me të moshuarin dhe është vënë në prangat e policisë. Sipas burimeve, ai është gjetur në banesën e tij, me dëmtime trupore, por jashtë rrezikut për jetën. Ai ka deklaruar para uniformave blu se kanë pirë brenda banesës dhe janë zënë, pa asnjë shkak konkret.

Dëshmia e fqinjësIshte i shtrirë, i mbytur në gjak. Ne e lajmëruam policinë bashkë me komshijen. Jam në të njëjtin kat me zotërinë, por nuk dëgjuam asnjë gjë. Nuk ishte njeri që pinte, vetëm për qejfin e tij shumë pak. Nuk dilte nëpër lokale dhe shoqërohej vetëm me të pallatit. Jetonte vetëm, gruaja i ka vdekur dhe nuk ka asnjë fëmijë dhe asnjë njeri tjetër. Një motër e kishte të moshuar, më të madhe se veten e tij. Ishte i gjakosur në të gjithë trupin nga fytyra e poshtë.

Në mëngjes pas orës 7:00 vjen komshija dhe na troket në mur me shumë shpejtësi. Dal unë dhe më thotë hajde se ka vdekur Gaqoja. Dera ishte e hapur, kur e shohim ishte i tëri i shtrirë, i mbuluar nga gjaku dhe kaq. Lajmëruam ambulancën. Hymë brenda dhe shtëpia ishte shumë rrëmujë dhe me gjak në të gjitha anët. Zotëria rënkonte. Morëm edhe ambulancën dhe spitalin. Tani na thanë që është rëndë në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA