24/11 21:11
Trajneri i Barcelonës, Ronaldo Koeman thekson në një intervistë për “Goodmorning Eredivisie”, se puna si trajner i Barcelonës është shumë stresuese.
Holandezi që drejtoi katalanasit në vitin 2020 deri në vitin 2021, shtoi se te blaugranat ka një presion të jashtëzakonshëm duke u shprehur se është sikur dikush të vendos pistoletën në kokë.
“Të qenurit trajner i Barcelonës i shkakton probleme shëndetit mendor. Është detyra më e vështirë që kam pasur në karrierë, e kam vuajtur shumë sepse kishte presion dhe stres të jashtëzakonshëm. Je gjatë gjithë kohës”, tha ai./ Super Sport
Top Channel