Me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme ka sekuestruar disa pasuri në pronësi të Ilir Rrapajt, biznesmenit të arrestuar për “mashtrim” me pasoja të rënda në lidhje me koncensionin e Sterilizimit.

Sipas njoftimit të SPAKU-t, në datë 2 shkurt në Qendrën Kombëtare të Biznesit, biznesmenit Rrapaj i janë sekuestruar 40% të kuotave të shoqërisë “Sani Service” Shpk që i përket subjektit tregtar “Investital Llc”, si dhe 100% të kuotave të shoqërisë “Globalsher” shpk.

Ndërkohë që në datë 6 shkurt në zyrën qendrore të Shoqërisë “Saniservice” shpk, në prani të Administratorit, u ekzekutua vendimi për sekuestron e 40% të kuotave që i përket subjektit tregtar “Investital Llc”, në pronësi dhe me përfaqësues shtetasin Ilir Rrapaj.

Po ashtu janë sekuestruar rreth 300 mijë euro në dy llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” shpk, 13 automjete dje një pasuri e paluajtshme apartament në pronësi të kësaj shoqërie.

Sipas SPAK, Ilir Rrapaj ka mashtruar në lidhje me studimin e fizibilititeteti për koston e shërbimit si dhe kur ka fshehur njohjen dhe konfliktin e interesit që ka patur me zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kur ka aplikuar për koncesionin e sterilizimit. Për të njëjtin koncension, po hetohet eshë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nën masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA