Është hedhur sot në Paris shorti për Ligën e Kombeve. Shqipëria u pozicionua në grupin B1 dhe do të ndeshet me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Ndërkaq, Kosova është shortuar në Grupin C2 të Ligës C me Rumaninë, Qipron dhe një mes Lituanisë ose Gjibraltarit. Liga e Kombeve (UEFA Nations League) zhvillon edicionin e saj të katërt në histori.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo ndodheshin në Ligën B të vazos së tretë, aty ku bënin pjesë edhe Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.
SI LUHET DHE RREGULLORJA
Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe gjithçka do të nisë pas Kampionatit Europian, saktësisht në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e para.
Liga e Kombeve nisi aktivitetin në sezonin 2018-2019. Shqipëria në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C, por pas suksesit të sezonit 2020-2021 ku u rendit në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, siguroi biletën për në Ligën B, ku u rendit e treta me 2 pikë pas Izraelit (8) dhe Islandës (4). Rusia e shortuar në këtë grup nuk luajti sepse ishte e përjashtuar nga UEFA.
LIGA A
Grupi A1: Kroacia, Portugalia, Polonia, Socia.
Grupi A2: Italia, Belgjika, Franca, Izraeli.
Grupi A3: Holanda, Hungaria, Gjermania, Bosnjë-Hercegovina.
Grupi A4: Spanja, Danimarka, Zvicra, Serbia.
LIGA B
Grupi B1: Republika Ceke, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji.
Grupi B2: Anglia, Finlanda, Irlanda, Greqia.
Grupi B3: Austria, Norvegjia, Sllovenbia, Kazakistani.
Grupi B4: Uellsi , Islanda, Mali I Zi, Turqia.
LIGA C
Grupi C1: Suedia, Azerbajxhani, Sllovakia, Estonia.
Grupi C2: Rumania, Kosova, Qipro, Lituania/ Gjibraltari*
Grupi C3: Luksemburgu, Bullgaria, Irlanda e Veriut, Bjellorusia
Grupi C4: Armenia, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letonia.
LIGA D
Grupi D1: Lituania/Gjiblartari*, San Marino, Lihteshtejni.
Grupi D2: Moldavia, Malta, Andorra.
KALENDARI I NDESHJEVE
Ndeshja e parë
5 ose 7 Shtator 2024
Ndeshja e dytë
8-10 Shtator 2024
Ndeshja e tretë
10 ose 12 Tetor 2024
Ndeshja e katërt
13-15 Tetor 2024
Ndeshja e pestë
14-16 Nëntor 2024
Ndeshja e gjashtë
17-19 Nëntor 2024.
Presidenti i FSHF, Armand Duka theksoi se do të preferonte Anglinë në vend të Çekisë ndërsa ftoi lojtarët e Kombëtares të mendojnë fillimisht për Europianin dhe më pas për Nations League.
“Shorti na vendosi me skuadra të të njëjtit nivel. Por në përgjithësi gjithë grupi kështu është organizuar. Mendoj se është një grup i baraspeshuar. Do ketë rezultate interesante. Nuk më vjen mirë të luajmë me të njëjtën skuadër, më mirë të provonim me një skuadër tjetër., por shorti na vuri përballë Çekisë përsëri dhe uroj të kemi të njëjtat rezultate si në kualifikuese. Por gjithsesi, me gjithë shumë e rëndësishme National League, ajo ka kohë dhe do fillojë në shtator. Gjithsesi unë do doja të isha I përqendruar, edhe misteri edhe skuadra, të përqendrohemi në Kampionatin Europian. Le ti marrim gjerat me radhë, dhe pas europianit do mendojmë dhe për National league. Skuadrat e grupit B, janë dhe më të mirat se grupi A. por nga pikëpamja e skuadrave do doja të mos ishte çekia, ndoshta dhe Anglia”, tha Duka pas shortit.
Top Channel